I dënuari me 10 vjet burg, një muaj në grevë urie

Versione Completa   Stampa   Cerca   Utenti   Iscriviti     Condividi : FacebookTwitter
Arb
00venerdì 4 giugno 2004 13:13
Gazeta ShekullilI dënuari me 10 vjet burg, një muaj në grevë urie


V. Duri

TEPELENË- Një 38-vjeçar i dënuar me 10 vjet burg me vendim të formës së prerë është futur në grevë urie, në qelitë e komisariatit të Tepelenës. Lajmi është bërë dje i ditur nga burime zyrtare. Sipas këtij burimi, Maksi Bushi, nga Gjirokastra, është futur prej ditësh në grevë urie, lidhur me mostransferimin e tij në ndonjë kamp. Në bazë të ligjit të gjithë të dënuarit me vendim të formës së prerë duhet të dërgohen në kampe riedukimi dhe jo të izolohen në qelitë e komisariateve. 38- vjeçari Bushi është dënuar me 10 vjet burg, për transport lëndësh narkotike. Burime të afërta me të dënuarin thanë për gazetën se Bushi e ka nisur grevën e urisë që para një muaji dhe se gjendja e tij shendetësore është keqësuar. Mjekët kanë kërkuar që ai të shtrohet në spitalin e qytetit, për të marrë ndihmën e nevojshme, por kjo kërkesë, sipas burimeve, është refuzuar nga drejtuesit e komisariatit të policisë, pasi nuk e lejojnë procedurat ligjore për rastet e të dënuarvë me vendim të formës së prerë. Këtë fakt e konfirmojnë konfidencialisht dhe burime nga policia e Tepelenës, ndësa mësohet se në një qeli janë dhe 8 të dënuar të tjerë, që duhet të dërgohen në vendet e vuajtjes së dënimit. Të njëjtat burime konfidenciale thanë se i dënuari është duke marrë serume, ndërsa nuk pranon asnjë lloj ushqimi. I dënuari me 10 vjet burg, u arrestua dy vjet më parë teksa ishte duke udhëtuar drejt Greqisë, me një kamion, pronë e nje firme private, ku ishte punësuar. Gjate kontrollit në doganën greke, në karrocerinë e mjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi hashashi. Për momentin ai iu shmang policisë greke dhe arriti të hyje në tokën tonë, por aty u kap nga uniformat blu të Kakavijës. Ai u dënua nga të dyja shkallët e gjykatës me 10 vjet burg.



04/06/2004
Questa è la versione 'lo-fi' del Forum Per visualizzare la versione completa clicca qui
Tutti gli orari sono GMT+01:00. Adesso sono le 04:20.
Copyright © 2000-2024 FFZ srl - www.freeforumzone.com